Plagosën dy vëllezërit në Elbasan/ Një në pranga, gjashtë të tjerë në kërkim

Plagosën dy vëllezërit në Elbasan/ Një në pranga, gjashtë të tjerë në kërkim

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit, ku mbetën të plagosur me sende të forta vëllezërit Erand dhe Egis Bekteshi. Policia ka arrestuar një nga autorët e dyshuar dhe vijon punën për kapjen e gjashtë bashkëpunëtorëve të tjerë. Në pranga përfundoi 23-vjeçari me iniciale M. M., banues në Elbasan.

Njoftimi i Policisë:

Policia zbardh ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit, ku mbetën të plagosur me sende të forta dy shtetas. Policia arreston një nga autorët e dyshuar dhe vijon punën për kapjen e 6 bashkëpunëtorëve të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, pas një pune të mirorganizuar hetimore dhe profesionale, kanë kapur dhe arrestuar shtetasin M. M., 23 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i shtetasit M. M. u bë pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasit e shpallur në kërkim K. Xh., 38 vjeç, M. G., 27 vjeç, U. G., 22 vjeç, E. T., 23 vjeç, B. H., 29 vjeç dhe D. H., 25 vjeç, më datë 04.10.2020, në lagjen “Haxhias”, Elbasan, në ambientet e brendshme të një lokali, kanë plagosur duke i goditur me sende të forta shtetasit E. B., 24 vjeç dhe E. B., 21 vjeç (vëllezër), të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy