Masa e sigurisë, akuza kërkon lirimin e shumicës së protestuesve të 8 janarit

Masa e sigurisë, akuza kërkon lirimin e shumicës së protestuesve të 8 janarit

Prokuroria e Tiranës dorëzoi pak minuta me parë në gjykatë kërkesat për caktimin e masave të sigurisë ndaj protestuesve të arrestuar me 8 janar te PD.

Nga 34 të arrestuar në kushtet e flagrancës  policia kërkoi hetimin e 18 prej tyre në gjendje të lirë. Mosha e tyre shkon nga 19 vjeç deri në 52 vjeç.

Të arrestuarit janë protestues, mbështetës të Berishës, por edhe mbështetës të Bashës që kanë qenë në selinë blu.  Prokuroria ka ngritur ndaj tyre akuzat  “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, "Prishja e qetësisë publike", “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transporti", "Shkatërrimi i pronës" dhe "Prodhim, mbajtje, blerje apo shitje e armëve të ftohta".

Gazmend Bardhi dhe Flamur Noka janë marrë nën hetim, për organizimin e mbrojtjes me gaz lotsjellës dhe fikse zjarresh dhe tjetri për organizimin e protestës.

Prokurorët thanë se për një pjesë të madhe prej të arrestuarve, policia do të kërkojë lirimin e menjëhershëm. Mes tyre ka dhe shumë fëmijë të moshës 13-15 vjeç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy