Pistoleta lodër i kushton prangat 19-vjeçarit në Gramsh

Pistoleta lodër i kushton prangat 19-vjeçarit në Gramsh

Një djalë i ri nga Gramshi ka përfunduar në prangat e policisë për shkak të një pistolete lodër dhe simulimit në përdorim, si të ishte e vërtetë.

Policia e Elbasanit bën të ditur se ka arrestuar 19-vjeçarin me iniciale F. B., banues në Gramsh, për veprën penale “Kanosja”.

I riu akuzohet se ka kanosur për motive të dobëta, shtetasin G. Ç., me një pistoletë lodër, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për ndjekje të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy