
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Fushë-Peshtan në Poliçan, ku një mjet tip “Benz” fouristradë ka humbur kontrollin dhe ka rënë në një humnerë rreth 15 metra të thellë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:45 të ditës së sotme, ndërsa pas aksidentit, drejtuesi i mjetit ka mundur të dalë prej aty duke thënë me zë të lartë: “Zoti më shpëtoi se isha në Teqenë e Abaz Aliut”.
Mësohet se shoferi Roland Memetllari,banues në Patos të Fierit po kthehej nga Mali i Tomorrit, ku kishte shkuar një natë më parë për t’u bërë pjesë e peligrinazhit të shenjtë. Momenti i aksidentit është filmuar nga qytetarët e pranishëm në vendin e ngjarjes të cilët i kanë ardhur në ndihmë të aksidentuarit.



