Momente tmerri dhe frike për ata qytetarë që zgjodhën të kalonin drekën në këtë lokal në Shirokë.
Forcat Renea me maska dhe e armatosur u shfaq brenda lokalit. Në këtë video, publikuar nga “News 24”, duken shumë forca policie që ndërhyjne befasisht brenda lokalit, teksa njerëzit drekonin.
Ka qenë një operacion i madh për kapjen e kokave të një grupi që vendosnin gjoba ndaj lokaleve të njohur.
Sipas gazetarit Artan Hoxha, biznesvee u detyrohej te paguanin nje page mujore per te mos pasuyr probleme nga nje gjobvenesit.
Forcat Renea i janë afruar një tavoline, i kanë mbuluar kokën një mashkulli dhe më pas e kanë marrë zvarrë.
Prokuroria
Ndërkohë Prokuroria e Krimeve të Rënda informoi më pas se grupi i strukturuar kriminal detyronte tregtarët e Shkodrës të paguanin tarifë mujore. Numri i tregtarëve që kanë qenë të detyruar të paguajnë këto shuma “mujore” është tepër i lartë dhe ky grup kishte vepruar nga tetori 2016.
Prokuroria informon: Ata mblidhnin me anën e dhunës, kanosjes dhe kërcënimeve shuma parash nga shitësit e Tregut të Zdrales, të Rrugës së Gjerë të Kirasit, etj.
Në kuadër të këtij hetimi rezultoi se drejtuesit e këtij grupi kriminal angazhonin anëtarët e tjerë të grupit që, në çdo fund muaji të merrnin nga çdo tregtar në tregjet e sipërpërmendura shumat nga 1000 lekë deri në 3000 lekë.
Kur dhe si vepronte? – Prokuroria për Krime të Rënda ka zhvilluar një hetim disa-mujor, në bazë të informacionit të përcjellë nga ana e Drejtorisë së Policisë Vendore Shkodër.
Prokuroria informon: “Nga veprimet hetimore të Prokurorisë për Krime të Rënda rezulton se ky grup ka qenë aktiv, të paktën që nga Tetori 2016, kohë kur është regjistruar procedimi penal kundër tyre. Sipas të dhënave hetimore, ky grup, fillimisht ka larguar me forcë nga ky aktivitet kriminal një tjetër grup, gjithnjë nëpërmjet dhunës dhe kërcënimit dhe më pas ka operuar vetë duke detyruar tregtarët që të paguanin “taksën mujore” tek ata”
Anëtarët e grupit kishin për detyrë që të zbatonin urdhërat e drejtuesve të grupit, si edhe të raportonin mbi lëvizjet e punonjësve të policisë në zonën e influencës së tyre, apo dhe për persona të panjohur, automjete që janë pranë tyre apo deportojnë në zonën ku ata banojnë dhe ushtrojne “aktivitet”. Njëkohësisht këta shtetas, në ditët e fundit të çdo muaji, kalojnë në lokalet, apo dyqanet, në tregun Zdrale Shkodër duke mbledhur lekët, duke raportuar dhe dorëzuar lekët e mbledhura tek drejtuesit e grupit.
Gjovenesit me bllok- Prokuroria informon se organizatorët e grupit kriminal, pasi u jepnin porositë anëtarëve të Grupit, i dërgonin me makinë në zonën e tregut dhe këta takoheshin me çdo tregtar dhe i merrin shumat, madje duke mbajtur dhe bllok ku shënoheshin personat që paguanin. Ky aktivitet kriminal është provuar se është shtrirë në kohë nga muaji tetor 2016 deri në muajin shkurt 2017.
“Pra, nga hetimi i Prokurorisë për Krime të Rënda rezulton se kemi të bëjmë me disa persona që kanë njohje dhe lidhje midis tyre, që kanë bashkëpunuar me njëri-tjetirn në kryejne e shumë veprave penale me qëllim fitimi, si shtrëngimi me anën e kanosjes për marrjen e pasurisë”
Ky bashkëpunim nuk është i rastësishëm, pasi anëtart e tij kanë njohje me njëri-tjetrin, ka një shtrirje të aktivitetit kriminal të provuar të paktën prej 4 muajsh” thotë prokuroria.
Masa e sigurise- Mësohet se me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurimit “arrest me burg” për disa persona nga Shkodra, të cilët kishin krijuar këtë strukturë kriminale
Prokuroria për Krime të Rënda ka krijuar dyshime të arsyeshme se ky grup personash është i dyshuar për veprat penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie” dhe “Krijimit të Grupit Kriminal”.
Këto vendime u janë dorëzuar Policisë së Shtetit për t’i zbatuar.



