
Një 44-vjeçar është vënë në pranga në Morinë pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Paris.
44-vjeçari është i dënuar me burg në Francë, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.
Pas përpunimit dhe verifikimit të të dhënave të tij në sistem u bë arrestimi i 44-vjeçarit me inicialet B. R., banues në Doberçan, Kosovë.
Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Paris, Francë, pasi Tribunali Gjyqësor i Mulhouse Francë, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.



