16 vatra zjarri në vend/ AKMC: Mbetet aktive vatra në Dhores të Skraparit

16 vatra zjarri në vend/ AKMC: Mbetet aktive vatra në Dhores të Skraparit

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka njoftuar se gjatë orëve të fundit janë evidentuar 16 vatra zjarri në territorin e vendit, një ndër të cilat mbetet aktive dhe një është nën monitorim.

Sa i përket vatrave aktive, në fshatin Dhores, bashkia Skrapar, po vijon puna në terren nga strukturat operacionale edhe ditën e sotme.

Në Gurë-Lurë, Bashkia Dibër (Parku Kombëtar Lurë), zjarri është vënë nën kontroll, po monitorohet për t’u siguruar për shuarjen plotësisht të tij.

Ndërsa zjarret janë shuar në malin e Allushit, Bulqizë. Në rrugën Delvinë-Kardhiq, njësia administrative Vergo, bashkia Delvinë. Në fshatin Gumenicë,  bashkia Selenicë. Në fshatin Bolenë, bashkia Himarë. Në lagjen Shijan, bashkia Delvinë. Në fshatin Dukat, bashkia Vlorë.

Në lagjen Nr. 2, njësia administrative Rrogozhinë. Në fshatin Qerret, bashkia Kavajë. Në fshatin Kallmet, bashkia Lezhë. Në fushat e stërvitjes pranë stadiumit të KF Skënderbeu, bashkia Korçë. Në fshatin Vashtëmi, njësia administrative Libonik, bashkia Maliq. Në lagjen Çole, bashkia Vlorë

Në terren janë angazhuar 16 automjete zjarrfikëse, 142 forca operacionale dhe 15 efektivë nga FA, në koordinim të plotë me autoritetet vendore.

Gjithashtu AKMC u bën thirrje banorëve të tregohen të kujdesshëm, të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë në kohë vatrat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy