Era ka bërë që flakët e zjarrit të përhapen me shpejtësi në zonën malore të fshatit Zhulat në Gjirokastër.
Si pasojë e kësaj, forcat ushtarake kanë mbërritur pasditen e sotme në vendngjarje, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve që vënë në rrezik zonën e banuar.
Vatra e zjarrit u aktivizua mesditën e sotme në vendin e quajtur “Hone”, ndërsa forcat zjarrëfikëse prej orësh po punojnë për të vënë situatën nën kontroll.



