Aksident me pasojë një person të vdekur është regjistruar në iorët e para të mëngjesit të kësaj të marte në Velipojë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00, në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, në vendin e quajtur "Trush i Poshtëm", ku shtetasi L. L., banues në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me një mjet bujqësor (motokorrëse) që po dilte nga një rrugë dytësore për në rrugën kryesore.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motokorrëses shtetasi O.G. 16 vjeç, banues në fshatin Trush.
Shtetasi L.L., është shoqëruar në ambientet e policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.
Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të kushteve atmosferike (mungesës së fushëpamjes si pasojë e mjegullës).
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



