Avokatja Aurora Marku thotë se ndërtimi i kullës në qendër të Shkodrës ka hasur në kundërshtimet e Myftinisë së Shkodrës, Komunitetit Mysliman Shqiptar dhe Kishës Ortodokse për shkak të disa VKM-ve dhe vendimeve të gjykatave.
Nga studio e “MCN Informacion” ajo shpjegoi se janë tre palë që pretendojnë pronësinë e truallit.
Rozafa Tower, më shumë se një vend vakëf që i përket një besimi, aty ishin të përfshirë dhe të përndjekurit politikë që bashkë me Komunitetin Mysliman ishin palë që pretendonin pronësinë.
Sipas një VKM të vitit 1995 që hidhte poshtë VKM-të e mëparshme, kishte dalë një VKM privatizimi që personat që po e shfrytëzojnë atë, e kanë privatizuar.
Nuk e privatizonte dot Komuniteti Mysliman Shqiptar, se kishte ndërtesë më shumë se 70% të truallit, por më pak se 80% për këtë arsye u privatizua nga ata që mendohet se janë pronarë.
Apeli e kishte hedhur poshtë me idenë që nuk gjendet dokumenti i privatizimit. Apeli e hodhi poshtë të drejtën e pronësisë së 1995, që i bie që pronarë ishin Komuniteti Mysliman Shqiptar.
Bënë rekurs dhe Gjykatën e Lartë nuk kishte lënë asnjë pronarë de fakto, i vendoste fajin VKM-së së 1995, por nuk bënte asnjë pronar legjitim.
Vendimi të Gjykatës Kushtetuese i vitit 1999 që konfirmon të drejtën e pronësisë mbi këtë truall në favor të pronarëve legjitimë: Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Kishës Ortodokse dhe familjes Laçej, ishte një vendim që kishte hapësira për interpretim.
Ishte vendim evaziv. Vendimi nuk jepte asnjë përkatësi pronësie. Komuniteti Mysliman thotë që është një vend vakëf.
Tokat e komuniteteve fetare sipas ligjit janë të tyre dhe shteti nuk ndërhyn. Më shumë ka mbetur te interpretimi.



