
Një aksident me vdekje ndodhi pasditen e sotme në Manzë. Përplasja e dy automjeteve ka sjellë si pasojë vdekjen e një 31-vjeçareje.
Sipas policisë, M.D., 31 vjeçe, ka qenë duke drejtuar automjetin e saj, me të cilin udhëtonte së bashku me të motrën, B.Sh., 35 vjeçe, dhe dy fëmijë të moshës 9 dhe 7 vjeç.
Mjeti i saj është përplasur me një tjetër, i cili drejtohej nga J.O., 34 vjeç , banues në Tiranë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.



