
Një i ri është plagosur me thikë në lagjen nr. 18 në Durrës.
Mësohet se ngjarja u shënua pak pas mesditës së sotme para një lavazhi si pasojë e një konflikti mes dy të rinjve.
"Elvis Metaj, 20 vjeç, banues në lagjen 18, është personi i plagosur me thikë mesditën e sotme në Durrës", bën me dije policia.
Sipas dëshmitarëve, dy të rinjtë po ziheshin me njëri-tjetrin dhe në një moment njëri prej tyre nxori thikën dhe qëlloi, më pas u largua me shpejtësi.
Ndërkohë, policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorit. Nuk dihet ende motivi i sherrit që ka çuar në plagosjen e të riut.



