Tentojnë të trafikojnë 15 kg kanabis, arrestohen dy persona në Gjirokastër

Tentojnë të trafikojnë 15 kg kanabis, arrestohen dy persona në Gjirokastër

Goditet në Gjirokastër një tentativë për të trafikuar lëndë narkotike, duke vënë në pranga dy persona.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në vijim të punës intensive kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet operacionale dhe me ato të qarkullimit rrugor, të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, finalizuan operacionin policor të koduar “Matt”.

Gjatë operacionit u kapën në flagrancë dhe u vunë në pranga shtetasit Th. B., 50 vjeç, banues në fshatin Shënvasi, Sarandë dhe F. D., 31 vjeç, banues në Konispol.

Në automjetin tip “Jaguar” që drejtonte 50-vjeçari, në urën e Kardhiqit, u gjetën dy thasë me rreth 15.8 kilogramë kanabis sativa.

Nga hetimet paraprake dyshohet se lënda narkotike po transportohej me qëllim trafikimin. Gjithashtu, u kap shtetasi F. D., që lëvizte me një automjet tip “Mini Cooper”, me të cilin monitoronte rrugën ku kalonte automjeti me lëndën narkotike, me qëllim shmangien e shërbimeve të Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy