Një shpërthim me tritol ka tronditur zonën e Fllakës në Durrës, mëngjesin e sotëm. Sipas njoftimit të Policisë së Durrësit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:35 të mëngjesit të sotëm.
Persona, ende të paidentifikuar kanë vendosur lëndë plasëse (tritol) në pjesën e jashtë të një banese që rezulton në pronësi të personit me inicialet B.N.. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale, pasi aktualisht në atë shtëpi nuk banon askush.
Njoftimi
Më datë 08.10.2020, rreth orës 05:35, në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit B.N.,(e pabanueshme), në Fllakë, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, nga e cila ka vetëm dëme të vogla materiale. Janë shoqëruar në ambientet e Policisë disa persona të dyshuar për këtë ngjarje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.



