Tiranë/ Me kallashnikov në banesë, arrestohen babë e bir

Tiranë/ Me kallashnikov në banesë, arrestohen babë e bir

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona K. H., 21 vjeç, dhe I. H., 42 vjeç (babë e bir), pasi mbanin në banesë kallashnikov.

Fillimisht policia ka ushtruar kontroll ndaj 21-vjeçarit, të cilit i është gjetur me vetre një thikë.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri, municion luftarak dhe një mjet prerës thikë

Njoftimi: Tiranë

Në zbatim të masave të planit operacional "Sundimi i ligjit", për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, u finalizua operacioni policor i koduar "Home".

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 6.

Sekuestrohen një armë zjarri, municion luftarak dhe një mjet prerës thikë, vihen në pranga babë e bir.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në vijim të zbatimit të masave të caktuara në planin operacional "Sundimi i ligjit", bazuar në informacionet e siguruara për një rast armëmbajtjeje pa leje, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Home".

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve K. H., 21 vjeç, dhe I. H., 42 vjeç, (babë e bir), të dy banues në Vaqarr.

Shtetasit K. H., gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë, i gjetën një mjet prerës thikë, dhe në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së babait të tij, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri dhe sasi municioni luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy