Vidhnin banesat në Spanjë, shkatërrohet grupi i shqiptarëve

Vidhnin banesat në Spanjë, shkatërrohet grupi i shqiptarëve

Një grup kriminal që operonte në fushën e vjedhjeve është shkatërruar nga autoritetet spanjolle. Sipas mediave vendase, në pranga janë vënë shtatë shtetas shqiptarë, nën akuzën e grabitjes së 40 banesave në Spanjë, ndërsa bazën raportohet se e kishin në Gandia, në provincën e Valencias. Ata dyshohet se kanë vjedhur para dhe sende të tjera me vlerë për rreth 800 mijë Euro.

Shtetasit shqiptarë raportohet se kanë përdorur aeroportin në Lisbonë të Portugalisë për të udhëtuar nga vendi i tyre dhe për t’iu fshehur autoriteteve spanjolle. Ata akuzohen se vidhnin banesa në Salamanca, Valladolid, Leon, Palencia, La Rioa, Navarra dhe Zaragoza.

Guardia Civil në Spanjë e nisi operacionin pas disa raportimeve për vjedhje. Anëtarët e bandës përdornin emra të ndryshëm dhe shmangnin komunikimet në celular kur udhëtonin në Spanjë.

Ata përdornin radiomarrëse gjatë grabitjeve, ndërsa makinës i vinin targa false. Hetimet vijojnë ende pasi autoritetet kërkojnë që të identifikojnë shtëpitë e tjera të grabitura nga hajdutët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy