Një i ri në Sarandë ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti me një person tjetër.
Lidhur me ngjarjen u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi A. M., 19 vjeç, banues në Sarandë, pas kallëzimit të shtetasit G. P., 29 vjeç.
Ky i fundit pretendon se më datë 5 prill, në vendin e quajtur “Eukalipti”, në Sarandë, është goditur me thikë nga shtetasi A. M., duke pësuar dëmtime.
Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, ndërkohë që vijon puna për kapjen e të dyshuarit.



