Një person i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, është vënë në prangat e policisë së Shkodrës.
Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, u bë kapja dhe ndalimi i të shpallurit në kërkim Lazër Hila, 53 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër.
Ndaj 53-vjeçarit Gjykata Shkallës së Parë Shkodër, me vendimin e datës 20 dhjetor 2020, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Hila, në gusht të vitit 2020, në bashkëpunim me shtetasit P. Ç. dhe L. N. (të ndaluar më parë), dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike cannabis sativa, në fshatin Mazrek, Shkodër.
Në ngarkim të Hilës, materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.



