
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve në Drejtorinë e Policisë Vlorë, pas sigurimit të informacioneve operative, kanë arrestuar në flagrancë një shtetas në Sarandë, i cili akuzohet për ndihmën në kalimin e paligjshëm të kufijve.
Bëhet fjalë për shtetasin A. N., 30 vjeç, banues në Durrës, i cili ka siguruar biletat për disa shtetas të huaj me qëllim t'i ndihmonte ata të kalonin kufirin ilegalisht.
I arrestuari është akuzuar për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.



