Foto /Gramsh / Zbulohet heroinë, arrestohet një person

Foto /Gramsh / Zbulohet heroinë, arrestohet një person

Një operacion antidrogë i policisë së Gramshit i koduar “Start” ka sekuestruar 80 doza heroinë, duke vënë në pranga një person.

Pas hetimeve që zgjasnin prej disa kohësh, mbrëmjen e djeshme u bë arrestimi i 34-vjeçarit Aldi Përfundi, banues në Gramsh.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij dhe gjatë kontrollit fizik u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar heroinë, e ndarë në doza.

Nga ana e policisë u sekuestruan 80 doza heroinë dhe automjeti me targa AA 007 BE.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy