
Një tjetër kandidaturë për postin e kreut të prokurorisë së posaçme SPAK.
Pak ditë pasi prokurori Ardian Xholi dorëzoi kandidaturën për postin e drejtuesit të hetimeve, Edvin Kondili është paraqitur paraditen e sotme për të dorëzuar kandidaturën e tij.
Deri më tani për vendin e Arben Krajës, janë dy kandidatë në garë të cilët synojnë drejtimin e hetimeve në Prokurorinë e Posaçme.
Kondili ka synuar edhe në vitin 2019 drejtimin e SPAK, por fitues doli Arben Kraja.
Edvin Kondili aktualisht është prokuror në SPAK, ndërsa nga viti 2004 deri në vitin 2019, ka qenë prokuror pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.



