Policia e Korçës ka arrestuar dy persona, E. SH, 36 vjeç dhe K. M., 18 vjeç, pasi janë kapur duke transportuar tre klandestinë. Arrestimi i tyre, sipas policisë, u bë në kuadër të operacionit “Perimetri” .
“Dy shtetasit e mësipërm, u kapën nga forcat policore, mbi fshatin Poloskë, Devoll, duke transportuar me mjetin furgon tip “Benz” tre emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishin premtuar kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.



