Ambasada e SHBA: Grupe të lidhura me Iranin mund të godasin Shqipërinë

Ambasada e SHBA: Grupe të lidhura me Iranin mund të godasin Shqipërinë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka paralajmëruar se grupe të lidhura me Iranin mund të vënë në shënjestër objekte që lidhen me SHBA-të, si edhe përfaqësues të opozitës iraniane në Shqipëri.

 

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ambasada thekson se rreziku nuk kufizohet vetëm te këto objektiva, por mund të përfshijë edhe hapësira të frekuentuara nga publiku si zona turistike, qendra tregtare, hotele, klube apo restorante.

 

Në këtë kuadër, u është bërë thirrje qytetarëve amerikanë që ndodhen në Shqipëri të tregojnë kujdes të shtuar dhe të jenë të vëmendshëm në lëvizjet e tyre.

 

Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri. 

 

Ata gjithashtu mund të synojnë vende të zakonshme, të tilla si vende turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante. Ne i inkurajojmë qytetarët amerikanë të ushtrojnë vigjilencë të shtuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy