Ndezi zjarr për mbeturinat, flakët dogjën sipërfaqe me të mbjella/ Procedohet 83-vjeçari në Shijak

Ndezi zjarr për mbeturinat, flakët dogjën sipërfaqe me të mbjella/ Procedohet 83-vjeçari në Shijak

Policia e Shijakut ka njoftuar se proceduar penalisht një 83-vjeçar pasi dyshohet si autor i një zjarrvënie në fshatin Shetel.

Si pasojë e zjarrit u rrezikuan dy banesa, ndërsa janë djegur sipërfaqe toke të mbjella.

Njoftimi i Policisë: 

Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve operacionale, të kryera me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, Komisariati i Policisë Shijak referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shkak të moshës, për shtetasin H. S., 83 vjeç, banues në fshatin Shetel.

Ky shtetas dyshohet se ka ndezur zjarr në fshatin ku banonte, për të djegur mbeturina. Si pasojë e përhapjes së flakëve, u rrezikuan 2 banesa në këtë zonë dhe u dogjën sipërfaqe toke të mbjella, në pronësi të shtetasve të tjerë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy