Aksidenti tragjik në Maliq, makina përplasi biçikletën që udhëtonin dy vëllezërit

Aksidenti tragjik në Maliq, makina përplasi biçikletën që udhëtonin dy vëllezërit

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik i ndodhur pasditen e së martës në Maliq, ku humbi jetën një person. Sipas informacioneve të policisë, ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Drithas, në aksin Korçë-Maliq. Automjeti ka përplasur dy vëllezër që udhëtonin me biçikletë në këtë aks.

Dy vëllezërit po udhëtonin nga Drithasi në drejtim të fshatit Libonik, ndërsa si pasojë e përplasjes një prej vëllezërve ka humbur jetën. Viktima është identifikuar si Rolaand Shahinasi.

Ndërkohë vëllai tjetër ka shpëtuar pa lëndime. Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia po punon për identifikimin e tij.

Rruga ka mungesë të sinjalistikës dhe ndriçimit në afërsi të këtij kryqëzimi, çka e bën të vështirë qarkullimin e mjeteve dhe rrit rrezikun për aksidente. Sipas policisë, drejtuesi i mjetit ka qenë duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy