
Një armë zjarri është gjetur mbrëmjen e sotme pranë një puesete tek Ministria e Drejtësisë. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet që arma të jetë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale të mundshme, ndërsa është dërguar për ekzaminime të mëtejshme në Laboratorin Shkencor.
Ende nuk ka informacion zyrtare për armën e gjetur pranë institucionit të drejtësisë, ndërsa burime bëjnë me dije se ka dyshime se bëhet fjalë për një armë zjarri tip pistoletë.
Në vijim, pritet edhe reagimi zyrtar i Policisë së Tiranës.



