Lushnje/ Grabit 13 mln lekë duke vënë në gjumë pronaren e shtëpisë, në kërkim autorja

Lushnje/ Grabit 13 mln lekë duke vënë në gjumë pronaren e shtëpisë, në kërkim autorja

Në fshatin Zhamë të Lushnjës janë grabitur në një banesë rreth 13 milion lekë të vjetra në mes të ditës. Autorja është një femër dhe dyshohet se i ka hedhur substancë për ta vënë në gjumë  pronaren e shtëpisë dhe me pas ka kryer vjedhjen.

Jalldize Ibraliu, 65 vjeçe, është invalide dhe tregon se autorja i ka hyrë në oborrin e shtëpisë duke iu paraqitur si qytetare nga Tetova dhe se kërkonte ujë për të pirë. Më pas ajo nuk mban mend asgjë.

Në kohën e vjedhjes ka qenë vetëm gruaja invalide në shtëpi, ndërsa burri i saj në punë. Nga ora 12 kur ndodhi ngjarja deri në orën 20 të mbrëmjes 65- vjeçarja ka qenë pa ndjenja.

Arif Ibraliu tregon se kur ka mbërritur në shtëpi ka parë që kutia ku ndodheshin paratë ishte bosh.

Policia e Lushnjës ka nisur hetimet për rastin. Madje ka sekuestruar edhe pamjet e marra nga një shtëpi private, ku duket makina ku ka ndaluar makina e gruas që kreu vjedhjen dhe ajo teksa i drejtohet banesës. Deri tani autorja nuk është gjendur.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy