Një pikë tregtimi me shumicë është grabitur gjatë natës në Gramsh nga persona të maskuar.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Xhile Liçi”, ku persona ende të paidentifikuar kanë marrë mall me vlerë 2.5 milionë lekë të reja.
Pronarët e dyqanit janë shprehur se autorët e grabitjes janë larguar me një fuoristradë.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve.



