Një person është gjetur i varur paraditen e sotme në një objekt në ndërtim në Vlorë.
Mësohet se viktima është gjetur në objektin në zonën e Lungomares, ku paraprakisht dyshohet për vetëvarje.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë, ndërkohë që po hetohet për zbardhjen e rrethanave.
Marrja në pyetje e familjarëve por edhe e personave me të cilët viktima punonte, pritet të hedhin më shumë dritë mbi rastin.



