I vodhën paratë 62-vjeçarit dhe e dhunuan, arrestohen dy të rinjtë në Peshkopi

I vodhën paratë 62-vjeçarit dhe e dhunuan, arrestohen dy të rinjtë në Peshkopi

Policia ka arrestuar dy të rinj pasi i morën me dhunë një shumë parash një 364.000 lekë të rinj një 62-vjeçari në qytetin e Peshkopisë.

Bëhet me dije se në prangat e policisë ka rënë G. S., 25 vjeç dhe A. T., 20 vjeç mbi të cilët rëndon akuza “Vjedhja me dhunë”.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti me të cilin u larguan autorët dhe shumë e parave që ata vodhën.

Njoftimi i policisë: I morën me dhunë një shumë parash, një shtetasi, falë reagimit në kohë, veprimeve hetimore të shpejta dhe profesionale, si dhe ndjekjes së pandërprerë, në kuadër të operaconit “Vapori”, Policia kap dhe arreston brenda pak orësh 2 autorët e dyshuar.

Sekuestrohet shuma e parave 364.000 lekë të rinj, që i morën me dhunë 62-vjeçarit, si dhe automjeti me të cilin u larguan autorët e dyshuar.

Pas marrjes së njoftimit se në sheshin “Vapori”, në qytetin e Peshkopisë, dy shtetas të paidentifikuar kishin zbritur nga makina dhe i kishin marrë me dhunë një shumë parash shtetasit M. Gj., 62 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në trup, dhe më pas ishin larguar me shpejtësi me automjet, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe ata të Komisariateve të Policisë Dibër dhe Bulqizë, janë vënë menjëherë në ndjekje të autorëve të dyshuar.

Si rezultat i reagimit në kohë, punës së mirorganizuar dhe bashkëpunimit të strukturave të Policisë, u bë i mundur identifikimi i 2 autorëve të dyshuar dhe lokalizimi i automjetit me të cilin ata po qarkullonin.

Në kuadër të operacionit policor “Vapori”, shërbimet e Policisë bënë të mundur që pas disa orësh ndjekjeje, të kapnin, në aksin rrugor Peshkopi-Bulqizë, 2 autorët e dyshuar, të cilët udhëtonin me një mjet tip “Fiat”, në të cilin, gjatë kontrollit, Policia gjeti dhe sekuestroi edhe shumën e parave (364.000 lekë të rinj), që i morën me dhunë shtetasit M. Gj.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi në flagrancë i autorëve të dyshuar:

G. S., 25 vjeç, banues në Dibër dhe A. T., 20 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy