Ulen rastet/ Katër të vdekur e 227 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Ulen rastet/ Katër të vdekur e 227 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur katër persona e janë shënuar 227 raste të reja si pasojë e COVID-19, nga tetsimi i 3.010 mostrave të dyshuara për koronavirus.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (73 vjeç), Rahovec 1 rast (60 vjeç), Shtime 1 rast (72 vjeç), Viti 1 rast (80 vjeç).

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 60 raste, Gjakovë 20 raste, Mitrovicë 18 raste, Gjilan 16 raste, Drenas 14 raste, Podujevë 14 raste, Ferizaj 13 raste, Pejë 10 raste, Obiliq 9 raste, Vushtrri 8 raste, Fushë-Kosovë 7 raste, Lipjan 7 raste, Deçan 6 raste, Shtime 6 raste, Malishevë 4 raste, Prizren 4 raste, Klinë 3 raste, Viti 3 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Kaçanik, Novobërdë, Partesh dhe Skenderaj.

Numri total i rasteve pozitive është 104.042 raste nga 520.744 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.129 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 615 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 91.427 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.486.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy