Ish-drejtori i Sigurimeve Shoqërore dhe Filialit të Postës në Lezhë, Petrit Marku ka humbur jetën në një aksident me makinë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku jetonte bashkë me familjen prej katër vitesh.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në New York dhe Marku nuk ka mundur të mbijetojë nga plagët e marra.
Petrit Marku ka qenë drejtues institucionesh gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike në vitet 2005-2013.



