Administratori i vodhi 28 milionë lekë kompanisë, 59-vjeçari arrestohet nga policia

Administratori i vodhi 28 milionë lekë kompanisë, 59-vjeçari arrestohet nga policia

Një 59-vjeçar me inicialet K.M., ka përfunduar në prangat e policisë pasi akuzohet për veprat penale "Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mashtrimi".

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, gjatë ushtrimit të detyrës si administrator në një kompani private, për një periudhë 3-vjeçare, nga viti 2018 deri në vitin 2021, duke shpërdoruar detyrën, ka vjedhur 28 milionë lekë të rinj nga të ardhurat e kompanisë”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, në vijim të këtij operacioni, u procedua penalisht bashkëpunëtorja e tij, shtetasja N. Gj., me detyrë ekonomiste.

 

NJOFTIMI

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Administratori”, i zhvilluar nga Sektori për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Vihet në pranga një shtetas, për veprat penale "Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mashtrimi".

Procedohet penalisht bashkëpunëtorja e tij.

Specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Administratori", si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasit K. M., 59 vjeç.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, gjatë ushtrimit të detyrës si administrator në një kompani private, për një periudhë 3-vjeçare, nga viti 2018 deri në vitin 2021, duke shpërdoruar detyrën, ka vjedhur 28 milionë lekë të rinj nga të ardhurat e kompanisë.

Gjithashtu, në vijim të këtij operacioni, u procedua penalisht bashkëpunëtorja e tij, shtetasja N. Gj., me detyrë ekonomiste.

 Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy