
Nisur nga ngjarjet e fundit kriminale në vend, duke filluar nga vrasjet që kanë të bëjnë me prishjen e pasareve të drogës e deri të vrasjet familjare, për ekspertin e krimininalistikës Artan Rexhepi, kanë marrë përmasa shqetësuese.
Vrasjes së sotme të ndodhur sot për problemet gjyqësore lidhur me divorcin, Rexhepi, i ftuar në edicionin e lajmeve në MVN Tv, ia lë “fajin“ mentalitetit shqipëtar, por edhe keqmenaxhimit të policisë në komunitet.
“Kjo ka lidhje me mentalitetin e shqiptarëve që mund të ndihen të fyer që bashkëshortja i bën martesës, deri këtu mund ta shtrija gjykimin tim. Kjo ka të bëjë poashtu me keqmenaxhimin e policisë në komunitet, në mesin e shumë nismave të tjera që bëjnë bujë për probleme të shumta, e ngelin prapa. Kjo më duket një ngjarje që duhet të shpreh një revoltë të madh, ajo për mendimin tim, shpreh edhe një protestë edhe ndaj organeve ligjzbatuese“.
Rexhepi, lidhur me vullnetin e autoriteteve ligjzbatuese për këto ngjarje të bujshme kriminale, thotë se zgjidhja deri në një farë mënyrë është shtimi i numrit të policëve, meqë forca e shtetit është e zbehur.
“Duhet ulur ngarkesa, duhet shtuar policët, shteti ka rënë në gjunjë para krimit, ngjarje kriminale me motive të trashëguara janë më të mundshme për tu parandaluar dhe menaxhuar, ata shohin që forca e shtetit është e zbehur, por po flas te fuqia e ekzekutimit të vendimeve. Në këtë rast nuk ja vlejnë ndryshimet e tjera në kodin penal, për ashpërsimin e dënimeve për ngjarjet e rënda kriminale, meqë koha ka treguar se nuk është ashpërsimi i masave zgjidhja, por menaxhimi i ligjit do të ishte zgjidhja“.
Kjo ka dëshmuar, thotë eksperti i kriminalistikës, që me lulëzimin në masë të kriminalitetit në vend, shteti po dobësohet gradualisht.



