
Një grua ka mbetur e plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur rreth orës 10:30 të paradites së sotme, në aksin rrugor Kakavijë-Gjirokastër.
Në vendin e quajtur “Kordhocë”, janë përplasur automjeti tip “Volkswagen”, me drejtuese shtetasen M. P., është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin N. A.
Për pasojë, është dëmtuar pasagjerja që ndodhej në automjetin tip “Benz”, shtetasja M. A., 62 vjeçe, e cila u transportua në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.



