Shpejtësi, alkool e manovra në rrugë, ndëshkohen 76 shoferë në aksin Sauk-Teg

Shpejtësi, alkool e manovra në rrugë, ndëshkohen 76 shoferë në aksin Sauk-Teg

Policia Rrugore e Tiranës ka shtuar prezencën në rrugë dhe ka intensifikuar kontrollet me radarë e dragera me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore përgjatë fundjavës.

Kontrolle me radar janë zhvilluar në aksin Sauk-Teg -Tuneli i Krrabës -Teg dhe kontrolle me dragera në të gjitha rrugët e kryeqytetit.

Prej orës 19:00 të mbrëmjes e deri në 23:30 janë evidentuar nga kontrolli me radar 14 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin nga 136 km/h deri 159 km/h, rrezik potencial për aksident rrugor, të cilëve iu është pezulluar leja e drejtimit nga 2 deri në 4 muaj.

Janë ndëshkuar me masë administrative nga 2.000 deri në 4.000 lekë të rinj, 18 drejtues mjetesh për shpejtësi nga 120 km/h deri në 127 km/h.

Kontrollet kanë vazhduar në të gjitha rrugët e kryeqytetit duke përdorur alkool testuesit dhe si rezultat janë evidentuar dhe u është pezulluar leja e drejtimit 15 drejtuesve të automjeteve, të cilët drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit, në masën që varionte nga 0.31 mg/l deri në 0.49 mg/l.

Janë ndëshkuar me masë administrative nga 5.000 deri në 15.000 lekë të rinj 24 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varionte nga 0.07 mg/l deri në 0.28 mg/l.

Gjithashtu, janë evidentuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 5 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin në gjendje të dehur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy