Tiranë, 25-vjeçarja rrezikoi të mbytej në pishinë

Tiranë, 25-vjeçarja rrezikoi të mbytej në pishinë

Një vajzë 25-vjeçare ka rrezikuar të mbytej në ambientet e një pishine në një lokal në zonën e Linzës në Tiranë. Sipas informacioneve të policisë, shtetasja E. T., është gjetur në gjendje të rëndë brenda në pishinë, ndërsa shoqërohej nga një 32-vjeçar me inicialet O. M.

E reja është dërguar me urgjencë në spital, ku ka marrë edhe ndihmë mjekësore.

Njoftimi i i policisë

Më datë 22.08.2022, është marrë njoftim se në ambientet e pishinës së një lokali në Linzë, ishte mbytur një vajzë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë konstatuar brenda në pishinë, shtetasen E. T., 25 vjeçe, në gjendje të rëndë, e cila ishte e shoqëruar nga shtetasi O. M., 32 vjeç.

Shtetasja E. T., pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore nga stafi i ambulancës, është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy