Bllokohen 18 mijë euro në Kakavijë, nuk u deklaruan në dalje të Shqipërisë

Bllokohen 18 mijë euro në Kakavijë, nuk u deklaruan në dalje të Shqipërisë

Sekuestrohen 18 150 euro në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës dhe procedohet penalisht një shtetas grek i cili nuk i deklaroi në dalje të Shqipërisë.

Në bazë të analizave të riskut, në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, automjeti me drejtues shtetasin grek E. R., në të cilin, gjatë kontrollit u gjetën të fshehura 18 150 euro që ky shtetas po tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar siç e përcakton ligji.   

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. R., 53 vjeç, banues në Greqi, si dhe u sekuestrua shuma e parave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy