
Një DJ amerikane është mes të plagosurve të një aksidenti të ndodhur në aksin Rinas-Kashar, tre ditë më parë. Eris Drew po kthehej nga Festivali Kala në Vlorë dhe po udhëtonte drejt aeorportit të Rinasit.
“U tmerrova dje. Sinqerisht ishte frika më e madhe që kam përjetuar. Dikush vdiq në aksident (jo në makinën time). Jam me fat. Do të jem mirë”, njoftoi ajo në profilin e saj në “Facebook”.
Aksidenti erdhi si pasojë e përplasjes së tri makinave, njëra prej të cilave u nda në mes. Gjashtë persona mbetën të plagosur, një prej të cilëve ndërroi jetë më pas në spital.



