Shisnin kokainë dhe kanabis në Tiranë, dy të arrestuar/ Iu gjenden thika dhe pistoleta sportive

Shisnin kokainë dhe kanabis në Tiranë, dy të arrestuar/ Iu gjenden thika dhe pistoleta sportive

Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Tiranës të akuzuar për shpërndarje kokaine dhe kanabisi.

Efektivët e komisariatit Nr. 3 në kryeqytet, bazuar në informacionet e siguruara për një rast të shitjes së lëndëve narkotike, në rrugën “Mahmut Bobrati” bënë arrestimin e E. F., 43 vjeç dhe I. K., 37 vjeç, të dy banues në Tiranë. 

Gjatë kontrollit, shërbimet e policisë i kanë gjetur të dyshuarve, sasi dhe doza të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, dy thika dhe dy pistoleta sportive, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, pasi siguronin lëndë narkotike, e ndanin në doza në një ambient në përdorim nga shtetasi E. F. dhe më pas i shitnin ato në zona të ndryshme të Tiranës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy