Sekuestrohen doza kanabisi, gati për shitje/ Arrestohet 26-vjeçari në Tiranë

Sekuestrohen doza kanabisi, gati për shitje/ Arrestohet 26-vjeçari në Tiranë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas informacioneve të siguruara për një rast të shitjes së lëndëve narkotike në rrugën "Petro Nini Luarasi", kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Trisha". 

Si rezultat i tij u arrestua në flagrancë shtetasi H. H., 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ku nisi procedimi penal për shtetasit: E. M., 24 vjeç, dhe A. Sh., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në rrugën "Petro Nini Luarasi", shtetasit E. M. dhe A. Sh., të cilëve gjatë kontrollit fizik iu kanë gjetur doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se këta dy shtetas, lëndën narkotike ia kanë blerë shtetasit H. H.  Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit H. H., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, gati për shitje.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy