Një 35-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Krujë.
Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:20 në fshatin Tapizë të Krujës ku ka mbetur i plagosur shtetasi E.K.
Forcat Shqiponja kanë shoqëruar 5 persona si të dyshuar ose persona që mund të kenë dijeni në lidhje më ngjarjen e sotme.
Rrethanat e ngjarjes jane ende të paqarta, ndërkohë që nga policia po punohet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes.
35-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.



