
Një aksident rrugor është regjistruar gjatë natës së kaluar në zonën e ish-Kënetës, ku një motor me dy persona ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.
Si pasojë e aksidentit, njëri prej personave që udhëtonte me motor ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spital, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Vala e Detit”. Sipas banorëve të zonës, aksidente të tilla ndodhin shpesh në këtë segment rrugor dhe në rrugët pranë kanalit kryesor, për shkak të mungesës së ndriçimit publik dhe sinjalistikës rrugore.



