
Të paktën 17 persona u vranë dhe 40 të tjerë u plagosën pasi raketat goditën të shtunën qytetin ukrainas të Zaporizhzhia, ka njoftuar ushtruesi i detyrës së kryetarit të bashkisë së qytetit, Anatoly Kurtev.
Sulmi, i cili filloi rreth orës 19:00 (sipas orës lokale), shkatërroi pesë shtëpi dhe dëmtoi ndërtesa banimi dhe rrugë, tha Kurtev të shtunën në kanalin e tij zyrtar Telegram.
Zaporizhzhia është një qytet i madh në Ukrainën jugore, jo shumë larg vijës së frontit, dhe vendi i një termocentrali bërthamor që komuniteti ndërkombëtar po e mbikëqyr me kujdes.
Një pjesë e rajonit më të gjerë është e pushtuar nga forcat ruse.
Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi masat këtë javë për të aneksuar katër rajone të Ukrainës, përfshirë Zaporizhzhia-n, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.



