14 vjet nga vrasja e aktivistëve të LVV-së në Kosovë, ende asnjë vendim për autorët

14 vjet nga vrasja e aktivistëve të LVV-së në Kosovë, ende asnjë vendim për autorët

14 vjet më parë dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, u vranë me plumba gome nga policët rumunë të UNMIK-ut derisa po protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Martti Ahtisaarit.

Në vitin 2007, protesta kishte eskaluar pasi ishin larguar rrethojat e vendosura në mes të sheshit “Skënderbeu”, në Prishtinë nga protestuesit të prirë nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, afër objektit të qeverisë së Kosovës.

Më pas policia e rumune e UNMIK-ut, kishte gjuajtur me plumba gome dhe gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve. Për pasojë, ishin plagosur shumë persona.

Vitin e kaluar ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ia kishte nisur një kërkesë Ministrisë së Drejtësisë së Rumanisë për t’u njoftuar në lidhje me arritjet në procesin e hetimeve që shteti rumun po bën në kuadër të hetimeve për vrasjen e dy protestuesve nga Kosova. Porse deri më tani, nuk ka asnjë përgjigjje.

Në 14 vjetorin e vdekjes së aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje (LV), Mon Balaj dhe Arben Xheladini, kryetari i kësaj partie, Albin Kurti ka vendosur lule në pllakën përkujtimore në bulevardin “Nënë Tereza”.

Kurti tha demonstruesit e 10 shkurtit, po kërkonin pavarësinë dhe po kundërshtonin pakon e Ahtisarit, kur mbi ta janë shkrepur 232 plumba gome.

“Para 14 viteve në këtë shesh janë shkrepur 232 plumba gome mbi trupat e protestuesve paqësor dhe të paarmatosur, teksa po tërhiqeshin nga gazi lotsjellës. 8 sekonda pas gazit lotsjellës, janë shkrepur nga policia e UNMIK-ut, nga njësiti rumun, mbi demonstruesit të cilët po kërkonin pavarësi të plotë për Kosovë, po kritikonin e kundërshtonin pakon e Ahtisarit dhe padrejtësitë e saj që e gjymtonin sovranitetin. Drejtësia është mohuar për Monin e Arbenin. Liria dhe Vetëvendosja e popullit të Kosovës janë shumë të lidhura me këtë ditë. Ne bëmë homazhe në nderim të tyre duke mos harruar se brezat e shqiptareve e bartin pishtarin e lirisë nga njëri tek tjetri”, tha Kurti.

Ndërkohë, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, vitin e kaluar ka kërkuar drejtësi për viktimat e 10 shkurtit, si dhe ka kërkuar që viktimat e Arben Xheladini dhe Mon Balaj të pranohen si viktima politike, të rehabilitohen dhe ta fitojnë statusin e merituar, ndërsa familjet e tyre të fitojnë të drejtën që e gëzojnë familjet e viktimave civile të luftës.

Video e protestave të 10 shkurtit, të vitit 2007 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy