Policët i dorëzojnë shtetases në Tiranë portofolin e humbur me para dhe dokumente

Policët i dorëzojnë shtetases në Tiranë portofolin e humbur me para dhe dokumente

Punonjësit e Komisariatit të Policisë Nr. 2 gjejnë dhe i dorëzojnë një shtetaseje, portofolin që i kishte humbur në rrugë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, gjatë patrullimit në territor, në rrugën "Muhamet Gjollesha", kanë gjetur në tokë, një portofol me një shumë parash, karta bankare dhe dokumente identifikimi të një shtetaseje.

Punonjësit e Policisë e kanë dorëzuar portofolin, në Komisariatin e Policisë Nr. 2, dhe pas verifikimeve të kryera është kontaktuar me shtetasen të cilës i kishte humbur portofoli.

Kjo shtetase është paraqitur në komisariat dhe ka falënderuar punonjësit e Policisë, për gjestin dhe korrektësinë e treguar. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy