Aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në Kuçovë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gegë, teksa Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin E.B., 20 vjeç, banues në Kuçovë, pasi në fshatin Gegë, duke drejtuar mjetin, i pa pajisur me leje drejtimi, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen L.Gj., 60 vjeçe.
Si pasojë e përplasjes 60-vjeçarja nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.



