
Një 45-vjeçar në qytetin e Gjirokastrës ka tenuar t’i japë fund jetës së tij. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, ndërsa babai i dy fëmijëve dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese të llojit fotoksinë.
Mësohet se shtetasi S. H., banues në lagjen Pllakë e ka kryer aktin e rëndë nën kushtet e depresionit si pasojë e problemeve familjare.
Burime nga policia bëjnë të ditur se 45-vjeçari është dërguar në Spitalin e Gjirokastrës, ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.



