Fier, gjendet i vrarë një person brenda një makine

Fier, gjendet i vrarë një person brenda një makine

Një person është gjetur i vrarë gjatë ditës së sotme brenda një makine në periferi të Fierit.

Rreth orës 11:20, në një automjet tip “Volkswagen”, të parkuar në anë të rrugës, në fshatin Daullas, është gjetur i pajetë, shtetasi J. B., 39 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet e deritanishme, dyshohet se 39-vjeçari është vetëvrarë me armë zjarri.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një gëzhojë të fishekut të saj.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy