Konfirmon Rutte: Ushtarët amerikanë të humbur në Lituani kanë 'vdekur në një incident'

Konfirmon Rutte: Ushtarët amerikanë të humbur në Lituani kanë 'vdekur në një incident'

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se katër ushtarët amerikanë që ishin raportuar të humbur në Lituani, janë konfirmuar të vdekur.

“Erdhi lajmi se rreth katër ushtarë amerikanë kanë vdekur në një incident në Lituani. Ky është lajm i hershëm, pra nuk i dimë detajet, por dihet që është një lajm i tmerrshëm, dhe mendimet e tona janë me familjet dhe të dashurit e tyre”, ka deklaruar Rutte, gjatë një ligjërimi në Shkollën Ekonomike të Varshavës, raporton theguardian.  

Zyra për punë publike e ushtrisë amerikane për Evropë dhe Afrikë në Wiesbaden të Gjermanisë, më herët në një deklaratë ka njoftuar se ushtarët kanë qenë duke bërë trajnim taktik gjatë asaj kohe.

“Skena e mundshme është identifikuar, dhe një operacion kërkim shpëtimi është duke u zhvilluar”, thuhet në një deklaratë të ushtrisë së Lituanisë. 

Transmetuesi publik lituanez raportoi se katër ushtarë dhe automjete amerikane u raportuan të zhdukur të martën pasdite gjatë një stërvitje në terrenin stërvitor në Pabradė, një qytet që ndodhet më pak se 10 kilometra nga kufiri me Bjellorusinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy